Revoltë në burgjet e vendit, pas Peqinit plas edhe në Shënkoll greva e urisë

Situata në institucionet e vuajtjes së dënimit nuk është aspak e qetë. Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, të parapurgosurit në Shënkoll në grevë urie, refuzojnë ushqimin prej tre ditë. Sipas pretendimeve të tyre, ata kanë disa kërkesa që nuk po u zbatohen dhe pretendojnë se po u shkelen të drejtat që u takojnë të burgosurve. I dënuari Ilir Kupa në burgun e Peqinit, pretendon se 400 të burgosur kërkojnë amnisti dhe nuk pranojnë ushqimin e burgut derisa të negociohet për kërkesat e tyre. Verdi Morava që kryeson firmosjen e peticionit insiston se veç kërkesave , atyre po u shkelen te drejtat. Drejtoria e përgjithshme këmbëngul se numri i të burgosurve që refuzojnë ushqimin është me i ulët, por deri tani disa prej tyre kanë përfunduar në spitalin e burgut.

SHKARKO APP