Revoltohen fermerët e Lushnjes, bllokojnë rrugën: Kemi humbje miliona euroshe!

Fermerët e Lushnjes kanë dalë sot në protestë, për shkak të uljes së çmimeve të produkteve të tyre, ç’ka bën që ata të kenë humbje milionëshe. Fermerët kanë bllokuar aksin kryesor që lidh Lushnjen me  Beratin, në afërsi të Urës së Kuçit.

Prej kohësh fermerët ka shfaqur shqetësimin e tyre mbi produktet e pashitura dhe çmimin e ulët në treg. Shpeshherë kjo i ka çuar ata edhe në veprime ekstreme duke hedhur mallin e tyre në kanal apo edhe duke e shkatërruar atë përpara se prodhimi të dalë në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?