Revolucion teknologjik, koordinim në kohë reale me komisariatet

Nga salla e komandimit në Drejtorinë e Policisë Tiranë, koordinohen në kohë reale komisariatet me patrullat, njësinë speciale, kamerat policore trupore, për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë. Përmes numrit unik 112, në sallën e komandimit regjistrohet një mesatare prej 1400 telefonatash në ditë nga qytetarët e Tiranës, si dhe përcillen gjithashtu 120 njoftime në ditë nga aplikacioni komisariati dixhital që përfshin të gjithë Shqipërinë. Në lidhje me kamerat e trupit, vetëm në Tiranë janë shpërndarë 580 kamera, që punonjësit e policisë i mbajnë me vetë gjatë 8 orëve dhe çdo veprim policor filmohet nga këto kamera. Gjatë një interviste në ERTV, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko shprehet se kjo sallë moderne ka rritur shpejtësinë e reagimit ndaj shqetësimeve të qytetarëve, por edhe eficiencën e Policisë së Shtetit.

”Kjo është salla e komandimit e cila përmbledh të gjitha shërbimet në raportim të qytetarëve. Ka 18 poste dhe këtu përmblidhen shërbimet e 112, numri unik ku qytetarët telefonojnë jo vetëm për policinë, por edhe për shumë shërbime të tjera të cilat shpërndahen, për zjarrfikësen, për shërbimet sociale. Më pas do të shikoni postet e komisariatit dixhital. Të gjitha koordinohen në kohë reale dhe përmes një procesi tërësisht elektronik, i cili quhet TIMS (Total Information Management System). Pra çdo telefonatë që vjen në 112, çdo informacion që vjen tek komisariati dixhital, kamerat e trupit dhe çdo element tjetër që vjen në polici regjistrohet në atë sistem dhe merr një numër unik, pra është një integrim i plotë i shërbimeve që policia ofron”.

Zëvendësministrja shpjegoi edhe sesi procedohet pas telefonatave të qytetarëve në numrin 112. ”Telefonata vjen së pari tek operatori i 112, i cili shpërndan telefonatën tek operatori i policisë vendore të Drejtorisë Tiranë dhe drejtoria verifikon rastin nëpërmjet kamerave të trupit ose komunikon me oficerin e policisë që është në atë zonë. Në momentin që këta sinjalizohen, ne kemi 78 kamera në kryqëzimet e Tiranës. Që do të thotë që e gjithë Tirana është në monitorim”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që mund të themi shtoi zëvendësministrja është që në këtë sistem ka një risk shumë më të ulët për të qenë telefonatë e rreme, sepse regjistrohet me numër, telefonata regjistrohet fizikisht dhe mbetet në sistem. ”Përgjigjia e policisë është e detyrueshme. Nëse vite përpara kemi pasur një mesatare prej 50% të rasteve kur reagohej, ku për 50% tjetër nuk ndërmerrej ndonjë veprim, tani policia është e detyruar të veprojë për çdo telefonatë që merr, pra kemi rritje të shërbimit ndaj qytetarëve dhe ndaj shqetësimeve të tyre. Teknologjia e ka bërë të mundur këtë gjë, edhe sepse kemi sistemet e monitorimit ku as qytetarët e as policia nuk mund të krijojnë asnjë lloj hendeku apo mungesë shërbimi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?