Rexhep Qosja kërkon përmbysjen e pushtetit me revolucion?

Akademiku Rexhep Qosja është shfaqur me një postim në Facebook, duke cituar shkrimtarin francez Alphonse de Lamartine, i cilit flet për të këqijat e politikanëve, korrupsionin dhe përmbysjen e pushtetit.

Qosja gjithnjë e më shumë po shfaqet kundërshtues ndaj Qeverisë së Mustafës, përderisa sa kishte udhëhequr me ekzekutivin Hashim Thaçi ai kishte qëndruar i heshtur.

Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e tij.

Në qoftë se arrin që prej një kombi qytetarësh të bëjë shoqëri të turpshme gënjeshtarësh; në qoftë se e bën atdheun të skuqet për shkak të këqijave zyrtare; në qoftë se lejon që të fundosemi në tragjedi të vërteta të korrupsionit; në qoftë se lejon që pandershmëria e pushtetit shtetëror të pikëllojë dhe poshtërojë kombin dhe pasardhësit – ky pushtet, të jeni të sigurt, do të përmbyset. Dhe, do të përmbyset jo në gjakun e vet, si ai i vitit 1789, po në kurthin e vet. Dhe, meqenëse keni pasur revolucionet e lirisë dhe kundërrevolucionet e famës, tani do të keni revolucionin e ndërgjegjes dhe revolucionin e përbuzjes.

Alfons de Lamartin

Hijet sillen midis nesh!

SHKARKO APP