Rezart Taçi shpallet i pafajshëm

Edhe pas gjyqit të katërt të zhvilluar ndaj ish-manjantit të naftës, Gjykata e Shkallës së Parë e shpalli të pafajshëm.

Sipas prokurorisë Taçi nuk kishte paguar 8 milion euro detyrime tatimi dhe taksash. Taçi akuzohej se kishte shmangur pagesën e TVSH-së, akcizës dhe taksën e karbonit, gjatë kohës që ka patur nën administrim kompaninë ARMO.

Këtë konstatim fillimisht e ka bërë një audit i tatimeve që kontrolloi veprimatrinë e Armo-s për vitet 2011-2013. Dhe në bazë të këtij raporti prokuroria nisi hetimet dhe dërgoi dosjen në gjykim në janar të 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot gjykata e shpalli të pafajshëm. Ish-manjati i naftës Rezart Taçi gjykohet në mungesë pasi prej më shumë se dy vitesh është larguar nga vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?