Rezervistët gati për ”luftë”, qeveria Rama: Pjesë edhe 60-vjeçarët. Në ushtri për 45 ditë

Në një situatë të tensioneve dhe luftës ruse në Ukrainë, shërbimi rezervist në Shqipëri do të rregullohet me ligj nga qeveria ”Rama 3”. Një strukturë prej 2100 ushtarakësh rezervistë, që do të funksionojë si pjesë përbërëse e strukturës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë Funksioni i kësaj strukture është një kërkesë e NATO-s. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak rezervist është nga 14-45 ditë në vit.

Shqiptari me dy shtetësi

Parashikohet që kryerja e shërbimit rezervist u lejohet dhe shtetasve shqiptarë me dy shtetësi. “Shtetasit që kanë edhe një shtetësi tjetër, krahas asaj shqiptare, mund të kryejnë shërbimin ushtarak rezervist sipas përcaktimeve të marrëveshjeve dypalëshe mes vendeve përkatëse’ thuhet në nenin 11 të pr/ligjit.

Rezervistë dhe 60 vjeç

Gjithashtu me draftin e ri rritet dhe mosha e shërbimit ushtarak reservist shkon duke shkuar deri në 60 vjeç për oficerë, ndërkohë me ligjin e vjetër 9047 të 2003 shërbimi ushtarak në rezervistë ishte i detyrueshëm deri në moshën 50-vjeçare.

a) deri 50 vjeç për ushtarë
b) deri 55 vjeç për nënoficerë
c) deri 60 vjeç për oficerë

SHKARKO APP