Rezoluta antikorrupsion e PS, Bardhi: Nuk i përgjigjemi ftesave publike të Ramës

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi nuk jep një përgjigje nëse do pranojnë ftesën e Edi Ramës për t’iu bashkuar komisionit të posaçëm parlamentar, i cili do adresojë ndërmarrjen e reformave që synojnë mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.

Bardhi e la evaziv qëndrimin e Rithemelimit, duke thënë se mbështesin çdo nismë për integrimin e vendit në BE, por nuk i përgjigjet asnjë ftese publike pa u futur në procedura parlamentare kyy propozim i mazhorancës.

”Nuk i përgjigjem asnjë ftese. Kur kjo çështje të jetë çështje e Kuvendit, do keni edhe qëndrimin e grupit të PD-së. Sa i takon qëndrimit të tij për axhendën europiane të Shqipërisë, përgjigja ime ishte ajo sa bëra me dije. Kur të jetë pjesë e axhendës së parlamentit do keni përgjigjen.

Ne nuk e dimë ca është Komisioni i Posaçëm, s’mund të përgjigjem për një gjë që nuk është në procedura parlamentare. Duhet të shikojmë objektin e këtij komisioni, nuk mund të hamendësoj se çfarë do jetë detyra e këtij komisioni. Preferova të mos kem një koment. Qëndrimi ynë është që mbështesim çdo çështje që lidhet me integrimin euriopian të vendit”, tha Bardhi.

SHKARKO APP