Rezoluta e PS për vendimin e Metës, Zheji: Jemi një vend tradhëtish
Moderatori i emisionit “360 Gradë” në RTV Ora, Artur Zheji teksa përmendi rezolutën e PS-së, votuar ditën e sotme me 100 vota pro për zhdekretimin e vendimit të Presidentit Ilir Meta. Zheji ata që nuk i përkisnin PS dhe kishin votuar pro, i cilësoi si tradhëtarë.
”Sot mund të themi që ka domunuar vota e tradhëtarëve. Ky është një vend tradhëtish që në kohën e bizanit. Që në kohën e Gjergj Kastriotit, nipi i vet Hamza Kastrioti tradhëtoi xhaxhain e tij. Ne nuk e kemi këtë kultin e besnikërisë ndaj atyre që na nxjerrin në jetë. Nuk dua të them që jemi të gjithë tradhëtarë, por ata që shquhen. Ata që marrin përgjegjësi të mëdha, joshen dhe tradhëtojnë. Në disa nga luftrat e Romës së vjetër kundër Ilirëve, disa komandantë të fuqishëm qtë cilët u bënë rezistentë në kohën e Gentit apo Teutës tradhëtuan mbretësuit e tyre. Ali Pashë Tepelena, disa nga gjeneralët e tij e tradhëtuan dhe koka shkoi në Stamboll dhe koka mbeti në Janinë. Njerëz që janë ushqyer nga duart e disa të fuqishmërve nuk e kanë problem të tradhëtojnë menjëherë”.
KOHA JONË SONDAZH

