Rezoluta për Kosovën, Çollaku: S’mund të flasë Kuvendi me gjuhën e Vuçiçit! Kompromis PS-Rithemelim

Me 101 vota pro votoi ditën e enjte Kuvendi, kjo rezolutën e përbashkët për Kosovën, që dënon sulmin me armë të serbëve më 24 shtator në Banjskë. Deputetët e Partisë Demokratike së vulës, nuk e mbështetën rezolutën e unifikuar mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste.

Deputeti i PD-së së vulës, Kreshnik Çollaku tha se teksti i rezolutës ishte një tekst turpërues i cili fliste me gjuhën e presidentit serb Aleksandër Vuçiçit. Sipas Çollakut pati një kompromis mes Rithemelimit dhe Partisë Socialiste, e akuzoi Sali Berishën për politikë të pamoralshme. Çollaku tha se Berisha nga njëra anë e quan Ramën argat i Vuçiçit dhe më pas jep votën për një tekst të shpërlarë.

”Dje është miratuar një rezolutë shumë e fortë për Kosovën, jo në sallën e Kuvendit por në ‘Air Albania’. 101 e kolegë të mi, guxuan të ngrenë dorën në një tekst turpëruese për Kosovën, ishte turpërues, kishte vetëm 2 fjali të shpëlara, që një nxënës gjimnazi do t’i kishte shkruar. Ishte një dakordësi për të heshtur. Kishte një infiltrim të një fraze dhe koncepti dhe se di si mund të guxojnë të shkruajnë. Në fund kur i referohen ngjarjes që ndodhi në veri të Kosovës si njësi terroriste serbe, po flasin me gjuhën e Aleksandër Vuçiç.

Kjo linjë politike si ka mundësi të infiltrohet në një tekst për një rezolutë për Kosovën. Të garantoj se po të shkonte në parlament të Serbisë do të votohej nga Vuçiç. Nuk është produkt i institucioneve të parlamentit. Mund të kishin bërë një tekst të denjë, jo një tekst fyes me tre fjali për Kosovën. Çudinë se kam tek socialistët, sepse linja e Ramës me Serbinë është linjë e butë. Ky tekst rezolute që e përkëdhel Vuçiç, nuk më çudit të Rama. Ja ka thënë mbi 100 herë argat i Vuçiç tani më thuaj se si shkon dhe i jep votën një teksti të shpëlarë.

A ka moral? Si mund të hidhen fjalët dhe të gëlltiten në këtë formë. Edhe rrëzimi i amendamenteve të mia u rrëzuan në dakordësi me Rithemelimin. Teza e rindarjes së Kosovës është në tavolinë, është ajo që kërkon Vuçiç dhe ka diplomatë që mendojnë se mund te jetë zgjidhje në Kosovë. Jam kundër kësaj ideje dhe shumë e rrezikshme”,-tha në ”Report Tv”.

SHKARKO APP