Rezoluta për Kosovën, deputeti Shehu: Grupi parlamentar i PS u distancua nga Rama

Deputeti i PD-së Rithemelimit, Tritan Shehu tha se rezoluta e miratuar në Kuvend për Kosovës, nxorën në pah mos dakordësitë mes grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Shehu tha edhe se grupi i PS-së nuk vendosi që të bënte pjesë të rezolutës qëndrimin e ashpër që kryeministri Rama pati ndaj Kosovës. Për Shehun, Rama përcolli në Kuvend interesat e Serbisë, por pavarësisht kësaj nuk guxoi që t’i vendosë ato në një dokument zyrtar, siç është rezoluta.

“Në rezolutën që miratoi grupi i PS-së, nuk ishin qëndrimet e Ramës, fjala e ministrit të jashtëm nuk ishin këto, ka një diskordancë mes grupit parlamentar dhe kryeministrit, grupi parlamentar nuk pranon të njësohet me kryeministrin, ministri i jashtëm nuk pranohet të njësohet me kryeministrin.

Rama i paraqiti si kolona të forta politike, dhe këto nuk u vunë, pra kjo tregon ambiguitetin që janë te këto deklarata, që grupi i PS nuk i vendosën, Rama nuk guxoi që t’i vendosë këto gjëra në një dokument zyrtar, i hodhi si fjalë, i tha si fjalë, por nuk i vuri në rezolutë, kjo tregon që edhe këto vetë nuk janë në interesat tonë, janë fjalë, bën deklarata në kundërshtim me interesin e Kosovë, rajonit, të shqiptarëve duke përcjellë kërkesat e Vuçiçit dhe nga ana tjetër nuk i vendos në një dokument zyrtar siç është rezoluta”, tha Shehu.

SHKARKO APP