Rezoluta për Kosovën, thirrja nga Berisha: Rama nuk guxon të përmendë Vuçiçin

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë rënë dakord për daljen me një draft të përbashkët për rezolutën e Kosovës. Këtë e bënë me dije Sali Berisha dhe Gazment Bardhi pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të partisë

Sipas asaj që deklaroi Sali Berisha, mazhoranca nuk bie dakord në klauzolat të cilat kërkojnë që Serbia të dënohet për atë që ka ndodhur së fundmi në veri të Kosovës. I pyetur nëse do të propozojë një rezolutë të propozuar nga PS, Berisha u shpreh i prerë.

“Ne kemi rezolutën tonë. Grupi i PD është në përputhje të plotë, me qëndrimet e Parlamentit të Kosovës, e miqve të Kosovës. Urojmë që të mos mbeten skllevër të Vuçiçit. Nuk e ka përmendur ndonjë herë nga Edi Rama, Vuçiçin”,-tha Berisha.

SHKARKO APP