Rezoluta për Rripin e Gazës, deputetja Blerina Gjylameti sqaron votën e Shqipërisë në OKB

Deputetja Blerina Gjylameti, njëherësh dhe kryetare e grupit parlamentar të Miqësisë Izrael –Shqipëri ka sqaruar votën e vendit tonë në OKB për rezolutën që synon një armëpushim në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për emisionin “Opinion” Blerina Gjylameti deklaroi se Shqipëria mbështet ndërprerjen e sulmeve në Rripin e Gazës dhe lejimin e korridoreve humanitare.

Unë besoj që nëse do të arrijnë të gjithë fuqitë ndërkombëtare të bëjnë presion për të lejuar gjithë korridoret humanitare, të jeni të bindur që do të ndryshojë situata. Shqipëria abstenoi sepse kishte një element. U tentua që rezoluta të modifikohet duke vendosur një apo dy elementë të cilët do të ndihmonin në zgjidhjen e konfliktit. Nuk është vetëm Shqipëria që abstenoi, abstenuan gati 45 vende të cilat kërkuan të njëjtën gjë që të arrinin. Politika e Jashtme e Shqipërisë duhet të jetë në një linjë me atë që janë dy partnerët strategjikë. Është politikë linje, je në një vend i cili synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Abstenimi kishte dy apo tre arsye të cilat janë renditur, ndërkohë Shqipëria nëpërmjet përfaqësuesit tonë ministrit të Jashtëm në OKB ka kërkuar pikërisht këtë gjë: Jo vetëm të ketë armëpushim të sulmeve, por nga ana tjetër të sigurohen korridore humanitare. Janë shumë vende që kanë kërkuar të njëjtën gjë, vazhdimësinë e furnizimit me karburant dhe vazhdimësinë e furnizimit me ujë të pijshëm përveç korridoreve humanitare. Nga ana e Izraelit është një jo e prerë nga ane furnizimit me karburant sepse mendojnë që do i shkojnë Hamasit”, deklaroi Gjylameti.

SHKARKO APP