Rezulta për agresionin serb në veri të Kosovës, Parlamenti Europian pritet ta miratojë në nëntor

Rezulta për agresionin serb në veri të Kosovës pritet të miratohet në seancën e radhës së Parlamentit Europian që do të zhvillohet në datat 16-19 nëntor.

Komisioneri evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ka përsëritur se kryesuesit e sulmit në Banjskë duhet të vihen para drejtësisë” dhe se sulmi nuk duhet të përdoret si arsyetim për shmangie të vëmendjes nga dialogu Kosovë-Serbi.

Ai e ka quajtur të paprecedentë sulmin e kryesuar nga Milan Radoiçiç ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Siç ka thënë Lenarçiç, sasia masive e armëve që u konfiskuan ngre shqetësime serioze. “Ky është alarm i fortë që situata në veri të Kosovës është ekstremisht serioze”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?