Rezultatet për hetuesit e FBI-së shqiptare, 338 kandidatë janë ”fatlumë”. Vetëm 25 ngelën

Këtë të premte dolën rezultatet e testit të arsyetimit logjik për kandidatët hetues të BKH, ose e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare. Në faqen zyrtare të BKH-së, thuhet se nga 363 kandidatë, 338 prej tyre e kaluan fazën tjetër, por veç 25 prej tyre ngelën. Bëhet e ditur se faza tjetër është testimi i aftësive fizike. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen tashmë testit të aftësive fizike më 4 qershor dhe do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA” në Yzberisht, Tiranë. Janë 28 kandidatë për hetues të BKH të cilët janë emëruar zyrtarisht, nga 60 që duhet të jenë në total.

Njoftimi i plotë

Kandidatët e kualifikuar në Testin e Arsyetimit Logjik në datat 01.06.2021-04.06.2021 do t`i nënshtrohen Testimit të Aftësive Fizike. Testimi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në ambientet e Repartit Special “RENEA”, Yzberisht, Tiranë. Për të parë listen e kandidatëtve të kualifikuar dhe që do paraqiten në Testimin e Aftësive Fizike klikoni në LINK 2. Për shkak të numrit të lartë të kandidatëve të kualifikuar testimi do zhvillohet, si më poshtë.

a-Në datën 01.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 01 (një) deri në numrin rendor 85 (tetedhjetë e pesë);

b-Në datën 02.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 86 (tetëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 170 (njëqind e shtatëdhjetë);

c-Në datën 03.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 171 (njëqind e shtatëdhjetë e një) deri në numrin rendor 255 (dyqind e pesëdhjetë e pesë);

d-Në datën 04.06.2021 do të paraqiten për testim kandidatët që janë në listë, me numër rendor nga 256 (dyqind e pesëdhjetë e gjashtë) deri në numrin rendor 338 (treqind e tridhjetë e tetë). Kandidatët në ambientet e Repartit Special “RENEA” duhet të paraqiten në orën 08.00. Kandidatët duhet të marrin atlete dhe veshje sportive të përshtatshme për vrapim, si edhe pije freskuese. Kandidatët para fillimit të Testimit të Aftësive Fizike do të regjistrohen duke paraqitur një dokument identifikimi me fotografi (pasaportë ose kartë identiteti).

Dokumenti identifikimit do të krahasohet me gjeneralitetet e parashikuar në listën emërore. Kandidatët para se të marrin pjesë në testim do të dorëzojnë tek Komisioni i Përzgjedhjes Raportin Mjekësor, nga specialisti Kardiolog, që vërteton që janë të aftë fzikisht për të marrë pjesë në këtë testim pa rrezikuar për infarkt kardiak ose komplikacione kardiovaskulare.

Minimumi i pikëve për kualifikimin e kandidatëve për fazat e mëtejshme të konkurrimit janë të parashikuara tek Rregullorja “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit” dhe informacioni “Mbi zhvillimin e Testit të Aftësive Fizike.

SHKARKO APP