Rezultati i dobët në zgjedhje, Rama shkrin PS-në e Lezhës

Rezultati i dobët në zgjedhjet vendore në qarkun e Lezhës, duket se do të sjellë edhe ristrukturimin e strukturave të Partisë Socialiste.

Kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama të shkarkojë sot nga detyra kryetarin e PS­-së në Lezhë, Berti Cuku.

Siç bëhet me dije paraprakisht për mediat, Partia Socialiste në Lezhë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor.

Kujtojmë se kryeministri Rama ishte dje i pranishëm në Lezhë ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste. 

SHKARKO APP