Rezultati i zgjedhjeve, KAS do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të PD dhe LSI

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi të kthejë për plotësim disa kërkesa ankimore të subjekteve zgjedhore për rezultatin e 25 prillit dhe kaloi për shqyrtim disa të tjera.

Kështu, pas verifikimeve, KAS vendosi kalim për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 33, nr. 34, nr. 35, nr. 36, nr. 37, nr. 38, nr. 39, nr. 40, nr. 41, nr. 42, nr. 43, nr. 44, nr. 46, nr. 48, nr. 49, nr. 51, nr. 52 dhe nr. 53 me ankues LSI, PD dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.

Shqyrtimi i këtyre ankimimeve do të fillojë nga dita e mërkurë në orën 09:30 të mëngjesit.

Gjithashtu, KAS ktheu për plotësim kërkesat ankimore të Tahsim Mehmetit, kandidat për deputet në Vlorë dhe Kostaq Papës nga ABEOK që kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

KAS vendosi po ashtu të mos pranojë për shqyrtim kërkesën ankimore të kandidates së PD, Lediana Fratari për rinumërim të votave për kandidatët në Tiranë.

SHKARKO APP