Rezultati qesharak i 30 qershorit, Kujtim Gjuzi merr zero vota. Deputeti nuk voton as partinë e tij

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin zgjedhor të 30 qershorit. Por tabela e rezultateve ka nxjerrë një fakt interesat, i paparë në zgjedhjet e shkuara.

Nga e gjithë renditja e tabelës përfundimtare, dy parti politike kanë marrë rezultatin më të ulët.

Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin sipas tabelës zyrtare të KQZ-së në 30 qershor ka fituar zero vota, raporton PANORAMA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra kreu i kësaj partia përveçse është braktisur nga konservatoret, duket se nuk ka votuar as për vetën e tij, ose e ka “shitur” votën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë që rezultati tjetër më i dobët është i Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdinin.

Sipas tabelës së KQZ-së, Galdini ka marrë në gjithë Shqipërinë vetëm 7 vota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?