Rezultojnë pozitivë me koronavirus 2 pjesëtarë të stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”

Mes 42 personave të prekur tashmë nga koronavirusi në vendin tonë, janë dhe dy pjesëtarë të personelit mjekësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se pas testimit të 17 personave të personelit shëndetësor të këtij spitali, pas kontaktve me të sëmurit të identifikuar me COVID-19, rezulton se 2 prej tyre, kanë rezultuar pozitivë.

Po ashtu mësohet se aktualisht këta punonjës nuk kanë simptoma dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetizoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?