Avokati i Popullit organizon konferencën për Lirinë e Shprehjes
Zyra e Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të BE-së dhe Këshillit të Evropës “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022” do të organizojnë Konferencën Kombëtare “Liri Pa Urrejtje: Liria e Shprehjes Përballë të Drejtave të tjera të Njeriut” .
Kjo do të mbahet ditën e premte, 20 dhjetor 2019, në ambientet e Hotel Rogner në Tiranë duke nisur nga ora 10:00, ku do të diskutohet si të përballemi me ‘gjuhën e urrejtjes’ dhe të forcojmë tolerancën dhe dialogun, duke ngritur partneritete midis aktorëve dhe vendimmarrësve të ndryshëm.
Fjalimet hapëse do të ndahen nga:
– Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
– Znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit
– Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Parlamentit
– Znj. Jutta Gützkow, Kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë
– Z. Brian Williams, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri
– Z. Daniel Koski, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA në Shqipëri
Tema e diskutimit rreth ‘gjuhës së urrejtjes’ do të adresohet në kontekstin e lirisë së shprehjes dhe luftës kundër diskriminimit. Gjatë aktivitetit, Zyra e Avokatit të Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Këshilli Shqiptar i Medias do të anoncojnë themelimin e “Aleancës Pa Urrejtje”, që është një zotim i këtyre organizmave për të angazhuar aktorë vendim-marrës të fushës, për të bashkuar forcat dhe advokojnë për të luftuar gjuhën e urrjejtjes.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të lartë nga shoqëria civile, agjencitë qeverisëse, medias, akademisë dhe organizatave ndërkombëtare të cilat luajnë një rol direkt në mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe eleminimit të gjuhës së urrejtjes.
Kjo konferencë është e hapur për t’u mbuluar nga gazetarët dhe mediat, e cila nis në 10:00 AM, 20 Dhjetor 2019 në Hotel Rogner, Salla Antigonea 1, Tiranë.