Riaktivizohen 4 vatra zjarri në Malin e Thatë, forca të shumta zjarrfikëse në terren

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar sërish në Malin e Thatë në Pogradec. Zjarri po përparon në ulje të malit duke iu afruar pemëve.

Paraditen e sotme forca të shumta zjarrfikëse, punonjës pyjore, shërbimet publike dhe banorë të zonës nga pala shqiptare dislokuan në zonë duke bërë izolimin e vatrave dhe fikjen e tyre, por mbrëmja ka sjellë sërish flakët të favorizuara nga era.

Pritet që një tjetër ndërhyrje të organizohet mëngjesin e të martës për të vijuar punën, në një terren tepër të thyer dhe pa rrugë mjetesh.

Prej 8 ditësh Mali i Thatë, Parku i Prespës dhe Galiçica janë nën flakë në pritje të dëshpëruar për ndërhyrje nga ajri, pasi burimet njerëzore edhe pse çdo ditë në punë nuk po ja dalin dot të fikin vatrat.

SHKARKO APP