Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier

Riaktivizohet vatra e zjarrit në kodrat e Vajkanit në Fier.

Flakët kanë shpërthyer në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj dhe pisha. Në terren janë efektivët e repartit zjarrfikës të Fierit dhe mjetet zjarrfikëse.

Boçet e thata të pishave bëjnë që flakët të përhapen në një territor më të gjerë, ndërsa flakët favorizohen edhe nga moti i nxehtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Terreni i thyer dhe distanca e largët me rrugën kryesore e bën edhe më të vështirë vendosjen nën kontroll të flakëve. Zia hyka, shefi i sektorit të ndërhyrjeve operacionale është shprehur se gatishmëria është maksimale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ditë më parë zjarri dogji me dhjetëra rrënjë ullinj e pisha, në një sipër po në këtë zonë, ndërkohë që mes vështirësive flakët u vendosën në kontroll.

Paraprakisht dyshohet që pakujdesia mund të ketë qenë shkak i rënies së flakëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?