Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë

Riaktivizohet zjarri në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë gjithë ditës kanë punuar specialistë të ADZM me mjete rrethanore zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.

Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.

Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje rrezikon prekja e pyllit në pjesë Maqedonase. Zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm nga barinjtë për kullotat e reja ndërsa specialistët thonë se ai tashmë mund të fiket vetëm me ndërhyrje nga ajri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?