Riatdhesimi i 4 fëmijëve nga Al Hawl, kontaktohet familja Dumani: E morëm vesh nga media, presim të kthehen
Katër fëmijë dhe një grua me aftësi të kufizuara janë riatdhesuar nga kampi famëkeq i Al Hawl në Siri, ndërkohë që njëri prej tyre ishte djali i familjes Dumani, Endri Dumani.
Ora News ka arritur të kontaktojë me dajën e të miturit, i cili ka thënë se lajmin e kanë marrë nga mediat, ndërkohë që ka shtuar se po presin rikthimin në Shqipëri.
Daja i Eva dhe Endri Dumanit që prej vitesh kishin mbetur vetëm në kamp, ka treguar se pritet që në vijim të ketë komunikim nga qeveria apo përfaqësuesit që po kryejnë operacionin.
Familjarët kishin vite që prisnin rikthimin e dy të miturve.
Ata u morën drejt Sirisë nga i ati Shkëlzen Dumani që u vra gjatë një sulmi në vitin 2014. Të dy fëmijët mbetën të vetëm, teksa pak kohë më pas në kamp mbërriti edhe gjyshja e tyre për të mos i lënë vetëm. Kjo e fundit ndërroi jetë pak kohë më parë.