Riatdhesohen 131 persona nga Frankfurti

Kanë vijuar edhe këtë javë fluturimet për riatdhesimin e shqiptarëve që janë bllokuar në vebndet e ndryshme të botës për shkak të mbylljes së kufijve.

Sot pasdite në aeroportin e Rinasit ka mbërritur një avion nga Frankfurti. Gazetari i Ora News, Elio Laze raporton se  janë 131 pasagjerë të të gjitha moshave dhe një shtetas është i huaj.

Po ashtu në aeroportin ‘Nënë Tereza’ janë vënë në dispozicion të të riatdhesuarve edhe 4 autobusë, të cilët do ti transportojnë ata në hotelet ku do të karantinohen.

Po ashtu mësohet se riatdhesime do të vazhdojnë edhe në fundjave. Nesër do të ketë një fluturim nga Brukseli dhe pasnesër nga Vjena.

SHKARKO APP