Riccardo Muti, dirigjenti 83-vjeçar, do të drejtojë për herë të shtatë dhe të fundit koncertin e Vjenës
Dirigjenti italian me famë botërore, Riccardo Muti, 83 vjeç tashmë, do të drejtojë koncertin e Vitit të Ri të Vjenës për herë të shtatë dhe të fundit më 1 janar.
Duke iu referuar valsit popullor “Danubi i kaltër”, Muti tha se edicioni i sivjetshëm i koncertit nga Filarmonia e Vjenës synon të dërgojë një mesazh harmonie, bukurie dhe paqeje.
”Shpresojmë që valët e Danubit blu do të bartin anije plot bukuri dhe dashuri”, tha Muti në Vjenë.
Koncerti i famshëm do t’i kushtohet këtë vit kompozitorit të njohur Johann Strauss me rastin e 200-vjetorit të lindjes.
Për herë të parë në koncert do të shfaqet një kompozitore, me “Valsin Ferdinandus” nga Constanze Geiger.
Koncerti, i realizuar nga transmetuesi publik austriak ORF, do të shfaqet në 93 stacione televizive në mbarë botën.
Muti ka realizuar më shumë se 500 koncerte me Filarmoninë e Vjenës dhe ka konfirmuar se performanca e së mërkurës do të jetë koncerti i tij i fundit i Vitit të Ri me orkestrën.
”Është hera e fundit”, tha Muti.
Ai kritikoi gjithashtu qeveritë për mosnjohjen e vlerës së kulturës dhe muzikës, mes shkurtimeve në programe të ndryshme kulturore.
“Ne kemi nevojë për muzikë gjithnjë e më shumë. Muzika është një ilaç”, tha dirigjenti italian./ a.jor.