”Riedukimi”, Balla mbron Ramën: Edhe Trump ia hiqte fjalën gazetarit të CNN

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë konferencës për shtyp u pyet nga gazetarët për incidentin e kryeministrit Edi Rama në një konferencë për shtyp ku ”dënoi” për 3 muaj gazetarin Klevi Muka.

Në fjalën e tij Balla tha se ky rast nuk ka të bëjë fare me lirinë e medias, madje mori një shembull. Ai tha se ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump i hiqte fjalën gazetarit të CNN gjatë konferencës për shtyp.

”Të gjithë biem dakord që SHBA janë modeli më i mirë i lirisë së medias dhe demokracisë. Unë kam studiuar modelin e demokracisë amerikane. Natyrshëm që fakti që ju ngrini, nuk ka të bëjë aspak me lirinë e medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është çështje e komunikimit, kur mblidhemi të diskutojmë një çështje të rëndësishme. Rasti i asaj dite ishte një gjë e madhe, një bazë ushtarake e NATO-s në Shqipëri. Dhe nga kjo kalojnë në një çështje tjetër. Ju jeni ekspertë të kësaj fushe, nuk dua të hyjë në detyrën tuaj. Komunikimi publik është një detyrim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?