Riekstradimi në Shqipëri i Nazer Seitajt

Prokurorët e Krimeve të Rënda do të kërkojnë riekstradimin në Shqipëri të Nazer Seitajt.

Ky i fundit ”u lirua” nga Gjykata e Katanias, e cila i dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ende nuk ka detaje se çfarë ka ndryshuar në pozitën proceduarale të Seitaj, i cili është lënë në “arrest shtëpiak”, në pritje të gjykimit. Në datën 4 shtator pritet të zhvillohet seanca ku do jepet vendimi i radhës për Seitajn.

Burimet bëjnë me dije se Seitaj kishte dorëzuar një kërkesë pranë Gjykatës së Katanias për mungesë provash. Nezar Seitaj, i njohur edhe si “financieri” i grupit të Habilajve, u ekstradua drejt Italisë nga Shqipëria në nëntor të viti të kaluar, me një procedurë ekstra procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?