Rifillimi i mësimit, Boçi: Ministria nuk ka marrë masa konkrete, arsimi është neglizhuar totalisht
Ish-deputeti Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve në Fax News, foli në lidhje me problematikat e rifillimit të mësimit pas tërmetit që tronditi vendin me datën 26 nëntor.
Boçi u shpreh se Ministria e Arsimit nuk ka marrë masa konkrete, që sipas tij duhet të fillonte nga miratimi i një pakete financiare.
Sipas tij arsimi është lënë në neglizhencë totale dhe se ministrja thjeshtë po bën propagandë, pa marrë pas konkrete për të menaxhuar situatën.
“Një pjesë e nxënësve janë zhvendosur nga zonat e tyre jetojnë larg territorit. Si do ta sigurojë atashimin e një nxënësi në një shkollë tjetër. Janë elemetë të rënëdësishme, dhe kemi një ministrie që nuk bën asgjë. Ka rëndësi tek masat e marra. Duhet një revoltë e prindërve. Qeveria nuk ka një paketë financiare. Në të gjitha shkollat e zonave të dëmtuara nuk duhet të jetë zhvillimi i mësimit klasik. Sepse fëmijët që janë të dëmtuar psikologjikisht dhe do të përjetojnë të njëtin stres. Duhet të kenë një atashim më të madh me prindërit. Qeveria duhet të levorjë fondet e duhura dhe procesi mësimor duhet të fillojë në orën 8 dhe duhet të jetë deri në orën 4 ose 6.
Shkolla duhet të zgjatet të ofrojë dhe shërbimin ushqimor për nxënësit e prekur nga tërmeti. Duhet tu ofrohet dhe shërbeimi psikologjik, pastaj duhet të jetë dhe fleksibiliteti. Zgjidhja është me asistencë. Atashim sociologjik dhe me psikologë.
Madje mendoj se rifillimi i mësimit duhet të ishte më shpejt. Kjo është çështje menaxhimi, nuk mund të fokusohemi tek data. Duhet të fillonte dhe më herë shkolla me qëllim që të krijohet edhe më shpejt normalitetit. Ofrimi i këtij shërbimi, socializimi dhe afrimi i mësuesve. Nxënësit mund të organizoheshin dhe bëheshin solidar, masa këto që nuk i shoh se i kanë marrë mësuesit. Bashkëpunimi i dy tre shkollave dhe fëmijët të jenë në aktivitetin e tyre shkollore, duke harruar edhe streset që ka përjetuar. Arsimi është lënë në një neglizhencë totale, dhe në një formalitet idiot. Masat që nismin me masa finaciare nuk ka ardhur fare. Është thjeshtë propagandë e rradhës. Është një kaos total dhe është 0 masë e marrë nga MA, pjesa tjetër është propagandë.”- u shpreh Boçi.