Rihapen Doktoraturat pas pesë vitesh, vështirësohen kriteret për t’u bërë Doktor Shkencash!
Pas pesë vitesh pezullim dhe pritje për studentet qe donin të vijonin ciklin e tretë të studimeve, ministria e Arsimit ka rihapur këtë proces. Drita jeshile për këtë proces me rëndësi për botën akademike shqiptare bazohet në VKM-ne numër 808, e datës 11 dhjetor 2019. por ajo që vihet re është një vështirësim të disa prej kritereve bazë për të fituar titullin shkencor siç janë parimet seleksionuese, por edhe mekanizmat e kontrollit. Në këtë VKM përcaktohet qarte se udheheqesit shkencor do të ketë një numër më të kufizura doktorantesh nga pesë ose shtatë kandidatë që ishte në tre doktorantë pavarësisht nëse udhëheqësi shkencor është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet
Keshtu një profesor do te udhëheqë jo më shumë se tre doktorante ndërsa ata qe mbajnë tiutullin profesor i acocuar do të udhëheqin jo më shumë se dy doktorantë. Po ashtu një tjetër kriter i ndryshuar është zgjerimi i gamës së titujve të revistave shkencore ku doktorantet do te duhet të publikojne botimet e tyre. Është bërë zëvëndësimi i publikimeve nga “Tomson Reuters” ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat nderkombetare me faktor impakti vetëm në këtë kategori kurse tashmë kandidatet per te përfituar gradën shkencore do munden të publikojnë edhe në “Journal Ctitations Reports” ose dhe ne Scopus. Kandidati duhet te botoje së paku, shtatë artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara.
Ky vendim i ri i Keshillit te Ministrave i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet qoftë publike apo private të cilat plotësojnë kriteret e të qënit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktoral. Studimet e Doktoraturës, janë niveli më i lartë i formimit akademik të kërkuesit shkencor, por sipas Ministrisë së Arsimit, nga kontrollet e kryera gjatë viteve te kaluara asnjë institucion arsimor nuk garantonte cilësinë akademike duke tejkaluar disa here numrin e doktoranteve per profesor duke sjelle nje renie te forte te cilesise se formimit te tyre dhe nxjerre ne pah doktor shkencash me formim te cunguar akademik. Masa drastike e bllokimit të Doktoraturave prej pesë vitesh sipas Ministrisë së Arsimit është bere me qëllim rritjen e cilësisë ne universitetet publike dhe private.