Rihapet Universiteti i Forcave të Armatosura, Xhaçka: Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit

Universiteti i Forcave të Armatosura ka hapur dyert për herë të parë 10 vite nga mbyllja e tij.

60 studentë do të jenë në vitin e parë akademik si fituesë nga 600 aplikantë në total. Ministrjae Mbrojtjes, Olta Xhaçka në ceremoninë e mbajtur në hapjen e Unviersitetit ka thënë se është dashur shumë punë e vendosmëri për ta rihapur.

Xhaçka për më tepër thotë se nëse shteti nuk investon tek njerëzit, armatimet e pajisjet janë pesë me hiç teksa shton se pas disa vitesh do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së Forcave të Armatosura.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është dashur shumë punë e vendosmëri për të rihapur Akademinë e FA. Mbyllja e universitetit të FA një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit. Akademia u mbyll vetëm 1 vit pasi u anëtarësuam në NATO. Rruga e një force moderne dhe profesioniste kalon nga Akademia. Falenderoj SHBA, Turqinë, Greqinë, Italinë e Anglinë për ndihmën në arsimim gjatë këtyre viteve. Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit tanë. Pas disa vitesh, rihapja e AFA do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA

Swiss Digital Mobile Reklama

AFA, institucioni i vetëm i akredituar i arsimit të lartë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Ofron mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere në FA dhe NATO. Akademia më në fund rikthehet duke plotësuar një boshllëk që ka krijuar jo pak kosto për FA. Synojmë ta ngremë AFA në nivelin e një akademie të një vendi të NATO-s.”- tha Xhaçka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?