Rihapja e dosjes ”Hajdari”, Haxhia në dorën e gjyqtarit të ”21 janarit”

Shorti i Gjykatës së Tiranës, ka përcaktuar si gjyqtar të çështjes ”Hajdari”, Besnik Hoxha. Gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes për vrasjen e Azem Hajdarit, ku Haxhia u dënua me 25 vite burg.

Hoxha ka tashmë në dorë fatin e këtij procesi, pasi filimisht do të vendosi nëse do të rivendoset çështja në afat për t’i hapur dritën jeshile kërkesës për riçeljen e procesit.

Gjyqtari Hoxha ka shqyrtuar dosje të bujshme në të kaluarën. Ai ka qenë kryesuesi i trupit gjykues në dosjen e ”21 janarit”, ku ish- komandanti i Gardës së Republikës Ndrea Prendi dhe Agim Llupo u shpallën të pafajshëm nga akuza e vrasjes së 4 demonstruesve në protestën e 21 janarit 2011 para kryeministrisë. Besnik Hoxha, ka ushtruar profesionin e gjyqtarit prej 12 vitesh në rrethin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë punës së tij në këtë qark, ai u bë pre e një atentati me eksploziv, në 12 dhjetor të vitit 2002, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit persona të paidentifikuar shpërthyen portën e jashtme të banesës së tij. Ngjarja mbeti e pazbardhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?