Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA thirrje për të aplikuar

Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues.

Ndërkohë, Ambasada e SHBA-së nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, bën thirrje që të aplikojnë personat që përmbushin kriteret.

Ambasada bën me dije se: BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues.

BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI 👉 https://bit.ly/3fXfDGY.

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?