Rihapje të sigurt të shkollave/Koalicioni Global për Arsimin jep 5 udhëzime

Koalicioni Global për Arsimin udhëzon qeveritë që të shqyrtojnë mundësitë për rihapjen e shkollave duke marrë në konsideratë provat e paplota mbi rrezikun e infektimit me Covid-19 nga frekuentimi i shkollës. Koalicioni që përbëhet nga UNICEF, UNESCO, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) dhe Banka Botërore ka përpiluar udhëzim me këshilla në mënyrë që t’u vijë në ndihmë autoriteteve për t’u garantuar siguri fëmijëve. “Këto udhëzime ofrojnë një orientim të plotë për qeveritë dhe partnerët në lehtësimin e rihapjes së shkollave për nxënësit, mësuesit dhe familjet. Ne kemi një qëllim të përbashkët: të mbrojmë dhe të çojmë përpara të drejtën të çdo nxënësi për t’u arsimuar”. Rreth 1.3 miliardë fëmijë në mbarë botën janë detyruar për shkak të pandemisë të mos shkojnë në shkollë.

Udhëzimet 

Reformimin e politikave: politika të qarta për hapjen dhe mbylljen e shkollave gjatë emergjencave, rritje e aksesit të drejtë për fëmijët e margjinalizuar dhe ata jashtë sistemit shkollor dhe forcim dhe standardizim të praktikave të mësimit në distancë.

Kërkesat e financimit: parashikoni adresimin e ndikimit të COVID-19 mbi arsimin dhe investimet për fuqizimin e sistemeve arsimore që të rimëkëmben dhe të konsolidohen.

Funksionimin të sigurt: krijoni kushtet që pakësojnë transmetimin e sëmundjes, që mbrojnë shërbimet dhe furnizimet thelbësore dhe nxisin sjelljen e shëndetshme. Këtu përfshihet aksesi në sapun dhe ujë të pastër për larjen e sigurt të duarve, procedurat kur stafi apo nxënësit nuk ndihen mirë, protokollet mbi distancimin social dhe praktikat e mira të higjienës.

Kompensimin e mësimit: fokusoheni në praktikat që kompensojnë kohën e humbur të të nxënit, fuqizoni pedagogjinë duke e mbështetur në modele hibride të të nxënit të tilla si qasja e integruar e mësimit në distancë. Kjo duhet të përfshihen njohuritë mbi transmetimin dhe parandalimin e sëmundjes.

Mirëqenien dhe mbrojtjen: drejtoni vëmendjen te mirëqenia së nxënësve dhe përforconi mbrojtjen e fëmijëve nëpërmjet mekanizmave të përmirësuara të referimit dhe sigurimin e shërbimeve kryesore të bazuara në shkollë, duke përfshirë kujdesin shëndetësor dhe ushqyerjen në shkollë.

Përfshirjen e më të margjinalizuarve: përshtatni politikat dhe praktikat e hapjes së shkollave për të zgjeruar aksesin e grupeve të margjinalizuara, të tilla si: nxënësit që e kishin braktisur shkollën, fëmijët e shpërngulur dhe minoritetet. Diversifikoni komunikimet kryesore dhe mbulimin, duke i ofruar ato në gjuhët përkatëse dhe në formate të aksesueshme.

SHKARKO APP