Rikonstruksion rrugëve të brendshme të Kalasë, Balla: Synimi i këtij projekti është nxitja e turizmit

Rrugët e brendshme të Kalasë së Elbasanit i janë nënshtruar një ndërhyrje e cila konsiston, jo vetëm të përmirësojë jetesën e banorëve të kësaj zone, por të nxisë rritjen ekonomike përmes aktivitetit të zgjeruar të turizmit kulturor. Projekti në fjalë synon ruajtjen, restaurimin dhe vlerësimin e qendrave të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini dhe deputetët Evis Kushi dhe Arben Kamami inspektuan punimet të cilat tashmë janë drejt fundit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS thekoi punën e mirë të Bashkisë së Elbasanit për të thithur investime në dobi të qytetit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkia Elbasan është një prej pak bashkive që është vlerësuar edhe nga Komisioni Europian si një entitet i besueshëm për të investuar fonde të Komisionit Europian dhe ky projekt është tërësisht i financuar nga delegacioni i BE në Tiranë e cila ka bërë të mundur risjelljen në identitet të rrugëve me kalldrëm me gurë sipas modelit tipik shqiptar pa përdorur betonin, por thjesht me gurë dhe me rërë me qëllim që të ruhet ajo traditë e mirë e teknikës së kalldrëmit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Faza e dytë e këtij projekti do të jetë nxitja e turizmit Brenda kalasë. I gjithë qëllimi ynë është që kjo kala të jetë tërësisht e vizitueshme, por për këtë kontekst duhet të nxisim të gjitha familjet që t’i kthejmë një pjesë të ndërtesave në industry shërbimi.”

Shtrimi i rrugëve të kalasë është bërë më kalldrëm, si shtrimi i dikurshëm duke u plotësuar me të gjitha elementët e zhvillimit urban si ndriçim, stola dhe sistemim të gjelbërimit. Rrugët të cilat përfshihen në këtë projekt janë rrugët “Xhaferr Kongoli”, “Kol Papajani”, “Savete Mishta” dhe segmente të rrugëve “Tajar Guranjaku” dhe “Bardhyl Popa”.

Deputetja Evis Kushi si banore e kalasë vlerësuan projektin duke kujtuar edhe investimet e fundit që datojnë rreth viteve ’80.

“Çdo para e investuar këtu ne na kthehet si përfitim humëfish, jo vetëm për këtë lagje, por për të gjithë qytetin. Edhe investimi në këto rrugë në fakt i rrit vlerën kësaj lagjeje sepse jo vetëm po rikonstruktohen me cilësi, por ruajnë shumë mirë dhe origjinalitetin dhe autenticitetin e kësaj zone. Ne nuk përfundojmë këtu, përkundrazi, vizioni ynë shtrihet shumë më tej sepse ne pretendojmë që kjo lagje të jetë një destinacion turistik”, tha deputetja Kushi.

“Është një investim prej 385 milionë lekë të reja, një investim për ta kthyer në identitet kalanë, për të restauruar të gjitha rrugët e kalasë. Ka mbetur edhe shumë pak, por arteriet kryesore janë bërë dhe unë shpresoj që kjo të jetë një nxitje për zhvillimin e biznesit brenda mureve të kalasë. Ne do të vazhdojmë të aplikojmë që të arrijmë ta bëjmë, jo vetëm të shikueshëm, por edhe të aksesueshëm, ku të ofrohen shërbime dhe akomodim. Hapja e bizneseve këtu është e domosdoshme pasi ka mjaft kërkesa nga turistët”, tha Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini.

Gjatë zbatimit të projektit është treguar kujdes i veçantë për të ruajtur impresionin original të rrugëve të cilat po restaurohen. Sipas modelit original të rrugës, gurët janë pozicionuar vertikalisht ndërsa kufinjtë e teksturës së rrugës kanë të njëjtën strukturë me gurë të mëdhenj.

Në këto akse rrugore të brendshme të kalasë është menduar të përdoret një sistem ndriçimi më i thjeshtë se ai i rrugës “Egnatia”, në mënyrë që kjo e fundit të ruajë hierarkinë si rruga më e rëndësishme e lagjes “Kala”. Një pjesë mjaft e rëndësishme, sidomos përsa u përket rrugëve të kalasë, do të jetë vendosja e tabelave që përmbajnë informacion në lidhje me vlerat historike dhe arkeologjike të kësaj zone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?