Rikonstruksioni i qendrës shëndetësore në Gostimë, përfitojnë 12 mijë banorë

Qendra shëndetësore e Gostimës në bashkinë e Cërrikut, një prej qendrave më të mëdha në qarkun e Elbasanit po rindërtohet në kuadër të programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Taulant Balla inspektuan punimet për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Gostimës. ”Kjo qendër shëndetësore ishte vërtet në kushte të degraduara dhe ndërhyrja ishte e domosdoshme, ndaj jam shumë e kënaqur që më shumë se 12 mijë banorët e kësaj zone, shumë shpejt do ta marrin shërbimin shëndetësor në kushte dhe standard bashkëkohore”.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal te rëndësia e programit të 300 qendrave shëndetësore, që po mbërrin në çdo komunitet. ”Është një punë që ka nisur për të transformuar portën e parë të kujdesit shëndetësor, që është mjeku i familjes, me rindërtimin e 100 qendrave shëndetësore këtë vit, jo vetëm në qytete por edhe në fshatrat më të thellë, në zemër të komunitetit dhe për të vijuar me 120 qendra të tjera vitin e ardhshëm, në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore”.

Nga ana e tij, Balla falenderoi ministren që i dha zgjidhje kërkesës së banorëve. “Falenderoj Ministren që i është përgjigjur kërkesës së banorëve dhe mendoj se po ecim shumë mirë me programin e rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Besoj se sipas fjalës së dhënë, brenda mandatit do të rehabilitohen të gjithë qendrat e mëdha të qarkut të Elbasanit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkinë e Cërrikut këtë vit përveç rikonstruksionit të qendrës shëndetësore Gostinë është duke u rikonstruktuar edhe ambulanca në fshatin Qyrkan. Ndërsa në qarkun e Elbasanit janë 16 qendra shëndetësore dhe ambulanca që janë përfshirë në Programin Kombëtar të Rehabilitimit të qendrave shëndetësore në këto dy vite nga të cilat 7 kanë përfunduar në vitin 2018 dhe 9 përfundojnë brenda këtij viti. Në të gjithë vendin ka përfunduar rehabilitimi i 80 qendrave shëndetësore dhe janë në proces 100 qendra të tjera dhe pika ambulancash, nga veriu në jug.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?