Rikonstruktohen ambientet në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë

Vodafone Albania mundësoi rikonstruktimin e disa ambienteve në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë. Ditën e sotme, drejtori i përgjithshëm i Vodafone Albania z.Dietlof Mare dhe punonjës të ndryshëm të kompanisë vizituan ambientet e rikonstruktuara dhe u njohën nga afër me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët tashmë mund të ndjekin terapinë e logopedisë dhe psikologes në kushtet më të përshtatshme dhe komode për ta.

Në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë ndjekin ciklin 9-vjeçar më shumë se 112 fëmijë, tëcilëtpërveç kurrikulave standarde mësimore, ata marrin gjithëndihmën profesionale nga specialistët e këtij instituti për të zhvilluar njohuritë e tyre e të ndihen të gjithëpërfshirë në komunitet.

Drejtoresha e këtij instituti, znj. Azbije Rama falënderoikompaninë Vodafone Albania përmbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme ndaj këtij institucioni, i cili mundëson edukimin dhe trajtimin e një kategorie kaq speciale fëmijësh. Ajo u shpreh tepër entuziaste qëkëtë fillim viti të ri nxënësit e shkollës nisën mësimin dhe terapitë në ambiente të reja dhe të rikonstruktuara sipas parametrave duke i bërë ata të ndihen si nështëpi.

Vodafone Albania do të vijojëmbështetjen e këtij institucioni dhe së fundmi po punon për të  integruar në aplikacionin Vodafone Books edhe tekstet në gjuhen e shenjave, duke bërë të mundur që tëgjithënjerëzit që nuk dëgjojnë të mund tëaksesojnë në gjuhën e shenjave librat e preferuar.

SHKARKO APP