Rikonstruktohet pas 33 vitesh Spitali Psikiatrik Vlorë

 

Rreth 18 muaj më parë, teksa inspektonte punimet në spitalin Psikiatrik në Vlorë, Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj premtoi se do të shlyheshin borxhet e prapambetura të spitaleve dhe do të trajtohej me prioritet shëndeti mendor, i cili ishte në gjendje të mjerueshme.

“Sot, jemi këtu me një premtim të mbajtur! Shlyem borxhet e spitaleve dhe godina e re e spitalit psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, sot është realitet!” – thotë Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj në takimin që së bashku me Kryeministrin Edi Rama zhvilluan dje (31/06/2015) me mjekë, infermierë e punonjës së këtij spitali.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shëndeti mendor është prioritet, është një çështje e rëndë në Shqipëri, jemi më keq se vendet e rajonit. Do të rikuperojmë pjesët e prapamenbtuar, shqiptarët meritojnë shërbim dinjitoz, çëshjet e shëndetit mendor janë të ndjeshme sidomos nga ana sociale”, shprehej asokohe nga Vlora Ministri Beqaj, më 24 shtator 2013 gjatë vizitës për përurimin e punimeve të saponisuar për godinën e re të këtij spitali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punimet për ndërtimin e godinës së re pritej të përfundonin brenda 18 muajsh, ndërsa i gjithë personeli dhe pacientët deri në përfundim të projektit do të sistemoheshin përkohësisht në disa godina rezervë.  

“Sot, 18 muaj më pas, premtimi u mbajt!” – u shpreh Kryeministri Rama. “Sot, spitali e ri Psikiatrik në Vlorë, u ndërtua pas 33 vitesh pa asnjë investim për të sëmurët e lënë në gjendje torture mesjetare. Falë një investimi të këtyre 18 muajve kemi një spital model me standardet më të mira dhe kushte bashkëkohore për trajtimin e pacietëve; një spital i cili përbën një shembull të shkëlqyer të shpenzimit të fondeve publike dhe nuk ka asgjë më pak se sa spitalet e mira të Europës,” – tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?