Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Prrenjas, ministrja Kushi: Më 1 shtator mirëpret nxënësit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi përmes një publikimi në rrjetin e saj social bën me dije se  shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në fshatin Katjel në Rrajcë të Prrenjasit po përfundon rikonstruksionin dhe më datë 1 shtator do të jetë gati për të mirëpritur nxënësit dhe mësuesit e saj.

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

“Edhe pak ditë dhe shkolla 9-vjeçare “Rruhi Allko” në Katjel të Prrenjasit do të jetë tërësisht e rikonstruktuar me dyer e dritare të reja, e lyer dhe me ambiente të jashtme e të brendshme të sistemuara falë financimit të bashkisë së këtij qyteti. Puna vijon në mënyrë që më 1 shtator çdo gjë të jetë gati për të mirëpritur 300 nxënësit e saj!”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?