Rikthehen 40 shqiptarë nga zona Shengen, shkelën rregullat

Në Rinas, sot rreth orës 15.30, me një fluturim charter, organizuar nga autoritetet Suedeze në bashkëpunim me autoritetet  Franceze dhe Gjermane, janë kthyer në Shqipëri 44 shtetas shqiptarë,  të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen.Në një njoftim për shtyp, Drejtoria e Policisë së Shtetit bëri të ditur se, operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga autoritet Suedeze në bashkëpunim me ato Franceze dhe Gjermane dhe gjatë flutrimit shoqerimi i shtetasve shqiptarë është bërë nga oficerët e tyre.Në përbërje të eskortës kishte edhe mjek dhe psikologë.Shteti organizator i këtij fluturimi ishte Suedia dhe numri total i të kthyerve ishte 44 shtetas, ku 31 shtetas janë kthyer nga Suedia, 8 shtetas nga Gjermania dhe 5 shtetas  nga Franca. Të gjithë shtetasit e kthyer sot , janë penalizuar për 5 vjet mos të udhëtojnë drejt vendeve të hapsirës Shengen, citon njoftimi i policisë.

 

SHKARKO APP