Rikthehen dasmat, Brataj: Lokalet të përshtaten me respektimin e masave

Një nga vendimet e Komitetit Teknik është edhe lejimi i grumbullimeve me 50 persona, dhe këtë vit pritet që të kemi dasma, edhe pse vitin e kaluar nuk munguan. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se lokalet duhet të përshtaten për respektimin e masave anti-covid.

”Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë. Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash”,-tha Brataj për ”Report Tv”.

Po ashtu kreu i Urgjencës Kombëtare, shton se në vjeshtë nuk mund të themi për çlirim nga pandemia, por nuk do të ketë një valë të ngjashme me ato që kemi kaluar më parë. Ai theksoi po ashtu se nga procesi i vaksinimit, nuk ka pasur asnjë humbje jete, apo pacient të paraqitur me forma të rënda në spital.

SHKARKO APP