Rikthehen fadromat te “Astiri”, IKMT: 5 godina do shemben nesër

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes se Territorit do të rinisë të enjten aksionin për prishjen e godinave të tjera që preken nga projekti i Unazës së Madhe në zonën e Astirit.

Janë 6 objekte të parashikuara për shembje, 5 nga të cilat do të prishen nesër. Aksioni do të nisë në orën 06:00 të mëngjesit.

Ndërkohë godina e 6 është planifikuar të shembet pasnesër, 10 janar, me shpërthim të kontrolluar. Brenda saj kjo godinë ka të strehuar familjarë të prekur nga tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pranë banorëve ishte dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksioni do të përqendrohet më së tepërmi tek ish-Rrethrrotullimi “Shqiponja”. IKMT bën me dije se aksioni për prishjen e 6 objekteve do të shtrihet në dy ditë.

“Aksioni do të përqendrohet më së tepërmi tek ish-Rrethrrotullimi “Shqiponja”. Pesë objekte do të prishen gjatë ditës së nesërme. Të premten një objekt do prishet me shpërthim të kontrolluar”, thonë nga IKMT-ja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese ngab burgu, Erion Veliajn?