Rikthehen lëkundjet e tërmetit, sizmologu apel qytetarëve: S’ka vend për panik
Pas tërmeti të pak minutave më parë, i cili shkaktoi sërish frikë tek qytetarët, ka folur sizmologu Rexhep Koci. Në një lidhje telefonike me “News24”, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë normale.
“Para disa minutash është regjistrua në veri të Durrësit, më magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilomentra. Unë jam në Kryevidh dhe nuk e kam dëgjuar. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”-tha ai