Rikthehen maskat më armë, grabisin pronarin në Patok, ja shuma që i morën

Rikthehen frikshem maskat. Një ngjarje e  rendë ka ndodhur në Patok të Kurbinit kur dy përsona të armatosur kanë grabitur pronarin e një biznesi.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur sulmuan afro mesnatës një tregtar në Patok të Kurbinit. Seit Sinani ka qenë duke mbyllur lokalin e tij në Lagunë, kur grabitësi i drejtuan armën.
Pronari i lokalit është detyruar t’u japë autorëve 5 milionë lekë të vjetra, aq sa dhe kishte në lokal. Më pas sipas dëshmisë së Sinanit, grabitësit u larguan me makinë. Policia ka shoqëruar disa persona, banorë të zones, por pa arritur të vërë në pranga autorët e vërtetë të ngjarjes së rendë që ka sjellë frikë edhe tek pronarët e bizneseve të tjera të zonës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?