Rikthehen në punë 28 mësuesit e Librazhdit

Rikthehen në punë 28 mësuesit e shkollës së Hotolishtit në Librazhd, të cilët ishin pushuar nga puna me vendim të Drejtoreshës Arsimore të Librazhdit.

Rikthimi i mësuesve ka ardhur pas verifikimit të procedurës së ndjekur nga grupi i inspektorëve të ministrisë së Arsimit.

Largimi i tyre ishte bërë nga Drejtoresha arsimore në Librazhd Fatbardha Qatja me pretendimin se mësuesit ushtronin dhunë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita hodhi akuza se largimet ishin politike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çështja e largimit të mësuesve u bë objekt debati dhe dje në komisionin e Edukimit ku ministrja Lindita Nikolla deklaroi: “Rasti i Hotolishtit po vëzhgohet. Inspektorët janë atje. Raportimi i Drejtoresësh Arsimore Librazhd është i tillë që ka qenë problem gangren i rrahjeve masive të mësueve në sy të nxënësve për të cilët ajo ka menduar një zgjidhje të tillë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?