Rikthehen protestat kundër rritjes së çmimeve, avokati Lapaj: Të martën në shesh, ora 17:00
Protestat qytetare kundër rritjes së çmimeve do të rikthehen të martën e ardhshme, datë 29 mars. Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj thotë se qytetarët nga mbarë Shqipëria do të dalin në shesh në orën 17:00.
”Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish”,–shkruan avokati në facebook.
Për protestat sot foli edhe Sali Berisha, ku tha se PD-ja është në betejë me Edi Ramën, pasi vendi po shkatërrohet çdo ditë. Në konferencën me gazetarët në selinë blu, Berisha theksoi se Partia Demokratike do të udhëheqë protestat qytetare për rritjen e çmimeve.
”U bë një valë protestash. Populli pret edhe valën tjetër të protestave dhe do udhëhiqet nga PD-ja. Le të thotë ai çfarë të dojë. Spanja ishte në rrugë e tëra”- tha Berisha.