Rikthehen protestat në SHBA, policia plagos një tjetër person me ngjyrë në prani të fëmijëve të tij
Policia e Wisconsin qëlloi me armë duke plagosur një person me ngjyrë, në kohën që ai po hipte në automjetin personal dhe teksa fëmijët e tij po shikonin ngjarjen nga makina. Kjo ngjarje është shoqëruar me protesta prej dy ditësh,
Imazhet e sulmit të policisë u shpërndanë në media dhe shkaktuan zemërimin e popullsisë, të irrituar që prej vrasjes disa kohë më parë të afroamerikanit George Floyd.
Guvernatori dhe kreu i Bashkisë së Ëisconsin u shprehën se do të krijojnë kushtet e sigurisë për protestuesit, ndërkohë që ekziston frika e përhapjes së një valë të dytë infeksionesh Covid-19.
Protestuesit të hënën u mblodhën përpara ndërtesës së gjykatës në Kenosha dhe u përleshën me policinë.
Zyrtarët kanë frikë për rikthimin e protestave të ngjashme me ato që u shfaqën pas vdekjes së George Floyd, të cilit u përhapën në rang global.