Rikthehen reshjet e shiut pasdite, ja parashikimi i motit për nesër

Dita e nesërme do të vijojë me kthjellime dhe vranësira gjatë orëve të paradites.

Ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje të pakta shiu.

Në zonat e thella malore do të kemi dhe prezencën e reshjeve të dëborës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat nga 3°C deri në 21°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi gugore duke krijuar dallgëzimin 5 ballë.

SHKARKO APP