Rikthehen temperaturat e larta, nesër termometri shënon 40°C

Nesër në mbarë vendin pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura të larta deri në 40 gradë Celsius.

Drejtoria Hidro meteorologjike paralajmëron se gjatë ditës do të mbretërojë një valë e të nxehtit në tërë vendin, me temperature deri në 40 gradë Celsius.

Qytetarët është e nevojshme që të respektojnë rekomandimet e përgjithshme për t`iu shmangur ekspozimit në diellë nga periudha kohore prej orës 11 deri në ora 17, konsumimin e ushqimit të lehtë dhe konsumimin e ujit.

SHKARKO APP