Rikthehen vranësirat. Ja kur pritet të fillojnë reshjet, njihuni me parashikimin e motit për sot
Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësirash. Gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të izoluara ditën e mërkurë.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 06ºC në 18ºC, në zonat e ulëta nga 12ºC në 25ºC dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 26ºC.
Era do të fryejë në drejtim Jugot, ndrësa forca e valëzimit në det 4 ballë.
Në Kosovë moti do të i kthjellët i shoqëruar me vranësira. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 06ºC deri në 19ºC dhe në zonat e ulëta nga 11ºC në 22ºC.