Rikthehen zjarret në Krujë, rrezikohen edhe disa banesa
Zjarret janë rikthyer sërish në Krujë, midis tre fshatrave dhe po përparon drejt banesave në Larushk, duke djegur shumë hektarë tokë.
Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen akoma më shumë.
Zjarri është në kufi me fshatin Halil dhe Arameras, ndërsa era po e vështirëson akoma më shumë situatën.
Përhapja e flakëve po rrezikon banesat që ndodhen aty, për këtë arsye zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në Larushk për të ndalur përparimin e zjarrit.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Zgërdhesh.
KOHA JONË SONDAZH

